Në Këshillin e Evropës është publikuar sondazhin e fundit, i cili bën të ditur se Shqipëria e do më së shumti anëtarësimin në Bashkimin Evropian ku renditet edhe Kosova. Shqipëria është vendi që e dëshiron më së shumti anëtarësimin në Bashkimin Europian, sipas një grafik-u të publikuar nga Tom Moilan, këshilltar për komunikim në Komisionin Europian. Kosova, është vendi i dytë, menjëherë pas Shqipërisë, me dëshirën më të madhe për t’u anëtarësuar në BE. Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Ukraina renditet e treta nga shtetet me dëshirën më të madhe për t’u bërë pjesë e BE-së. Serbia, Norvegjia dhe Zvicra, janë vendet ku ka më pak dëshirë se në vendet tjera për t’u anëtarësuar në BE.