Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro- Furxhi, nënshkruan në Prishtinë Protokollin e Bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet dy shteteve. Me këtë akt, dy ministritë e kulturës, ashtu sikurse edhe viteve tjera, janë dakorduar për përfshirjen e aktiviteteve kulturore të dy vendeve, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor. Ky kalendar, ka për qëllim njohjen dhe promovimin e ndërsjellët të kulturës shqipe, nëpërmjet realizimi të aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe shkëmbimeve të ndërsjella kulturore të institucioneve të kulturës së të dyja vendeve.

Me nënshkrimin e Kalendarit të Përbashkët Kulturor, Shqipëria dhe Kosova, thellojnë bashkëpunimin kulturor, dhe njëkohësisht forcojnë hapësirën e përbashkët kulturore, që është qëllim i këtij Kalendari.

Dy ministrat e kulturës, Shala dhe Kumbaro-Furxhi, vitin e kaluar e vlerësuan mjaft të suksesshëm, meqë Kalendari i Përbashkët Kulturor, është realizuar mjaft mirë, dhe u zotuan se ky bashkëpunim i ngushtë, i cili është në interes të kulturës shqiptare, do të vazhdojë edhe sivjet me të njëjtën dinamik.

Po ashtu, Shala dhe Kumbaro-Furxhi, u shprehën se nëpërmjet krijimit të një hapësire të përbashkët kulturore, dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, krijohen kushte më të mira për integrim, si dhe për afirmimin dhe njohjen e mëtejmë të vlerave të përbashkëta kulturore.

Ministri Shala u shpreh se Kalendari i përbashkët edhe sivjet synon të avancojë dhe të promovojë kulturën nacionale, brenda hapësirës shqiptare, duke përfshirë ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme kulturore, dhe shtoi se me këtë akt, kultura shqiptare po afrohet dhe po komunikon natyrshëm ndërmjet veti.

Kalendari i Përbashkët Kulturor, është rezultat i Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sivjet, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor, parashihen një sërë aktivitetesh të përbashkëta, të cilat do të realizohen në Shqipëri dhe Kosovë, sipas programit dhe kalendarit të paraparë, në fushën e teatrit, bibliotekave, librit, trashëgimisë, filmit, arteve muzikore e pamore si dhe të drejtave të autorit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …