Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë, Arben Kraja, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale. Lumezi tha se luftimi i korrupsioni nuk mposhtet me vetëm nga puna që bëhet vetëm nga institucionet vendëse, por me përkrahje edhe të shteteve tjera në këtë rast Shqipërinë. Kurse kreu i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Arben Kraja pas nënshkrimit të këtij memorandumi tha se do të vazhdojnë të punojnë bashkë me institucionet e Kosovës në luftimin e dukurive negative. “Në jemi të aranzhuar në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera, dhe e kam të domosdoshme bashkëpunimin me shtetin e Kosovës”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …