Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht kudo ku janë po festojnë 10-vjetorin e pavarësisë

Kosova dhe shqiptarët përgjithësisht kudo ku janë po festojnë 10-vjetorin e pavarësisë

Sot në kryeqytetin e vendit tonë në Prishtinë  dhe në të gjitha qytetet e lokalitetet e Kosovës, por edhe në Shqipëri, në Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi dhe kudo në mërgatën shqiptare  po mbahen aktivitete në 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Qindra qytetarë, po defilojnë në qendrën e kryeqytetit të vendit tonë me qëllim për të festuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Është kjo një ditë e veçantë dhe me  atmosferë festive, kur qytetarë të shumtë po lëvizin pareshtur, në sheshet e kryeqytetit, ndërsa, shihen flamuj të Kosovës dhe flamuri kombëtar, të valëviten në duart e tyre. 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë shumë personalitete të njohura, të politikës vendore dhe ndërkombëtare, kanë uruar popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësinë, në mesin e tyre ish kryetari amerikan Bill Klinon, ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt, ish komandanti i NATO-s Veslu Klark, mbretëresha  e Anglisë Elizabeta e Dytë dhe shumë personalitete të  tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Euro

Policët, ushtarët dhe infermierët pa pagesa për orët shtesë në prag të Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, punonjësit e sektorëve të sigurisë dhe shëndetësisë, përfshirë policët, …