leoni

Kryetari Latifi takohet me fermer, premton përkrahje dhe rritjen e investimeve në bujqësi

Në sallën e Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur takim me fermer ku para tyre ka shpalosur vizionin e qeverisë Komunale për sektorin e bujqësisë, duke premtuar përkrahje, rritjen e investimeve në bujqësi dhe punësimin e tre rojeve të fushës. Gjatë shpalosjes së vizionit të tij për të investuar në sektorin e bujqësisë, Kryetari Latifi ka thënë se buxheti i ndarë për bujqësisë për vitin 2018 është 447 mijë e 554 euro, por që në rishikim do të shikojmë mundësinë që të rritet për 100 mijë euro. Investime do të ketë në rregullimin e rrugëve fushore, kullimin e tokave, rregullimin e sistemit të ujitjes-sistemin pik-pik. Përveç projekteve që janë planifikuar që të realizohen nga buxheti i Komunës, do të shikojmë që projekte në këtë sektor të rëndësishëm të realizojmë edhe përmes bashkëfinancimit në mes të Komunës dhe donatorëve që ne në vazhdimësi do të bëjmë kërkesa tek donator të ndryshëm. Fermerët e kanë falënderuar Kryetarin Latifi, për organizimin e këtij takimi duke thënë se ky takim është vërtetë i mirëseardhur ku ne do të kemi mundësi që ti shprehim shqetësimet tona dhe të kërkojmë nga ju që të vazhdoni me investime në rregullimin e rrugëve fushore, rregullimin e sistemit të ujitjes, rregullimin e kanaleve për kullimin e tokave dhe ruajtjen e fushës. Përgjigjet në kërkesat e fermerëve u ka dhënë përgjigje Kryetari Latifi, duke u thënë se përveç buxhetit të ndarë nga komuna për këtë vit ne do të kemi edhe 300 mijë euro nga MBPZHR-ja për rregullimin e rrugëve fushore. Për zgjerimin e sistemit të ujitjes sigurisht që do të investojmë edhe më tutje në këtë pik, kurse tek kërkesa që ka të bëjë me ruajtjen e fushës, ju premtoj se do të punësojmë tre roje , për ruajtjen e fushave. Në fund, kryetari Latifi nxori konkluza nga diskutimet, dhe theksoi se është njohur me kushte të vështira të blegtorëve, dhe shprehi mundësinë e dislokimit të stallave të tyre me dele në vende më të përshtatshme. Duhet theksuar se Eqerem Hoxha përmendi abuzimet dhe keqpërdorimet e granteve dhe subvencioneve, për çka Latifi thotë se ato dukuri lirisht të denoncohen, por me fakte dhe dëshmi relevante.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …