leoni

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës

Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës. Marrëveshja është nënshkruar në Ankara mes Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi dhe Ministrit të Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş. Të dy vendet, nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme kulturore, në mbështetjen e promovimit të artistëve dhe të performuesve nga të dy vendet, aktivitete të përbashkëta kulturore qoftë në Kosovë apo në Turqi, në forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe promovimin e njohurive të ndërsjella të të arritura në fushën e kulturës. Të dy ministrat e kanë vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm në thëllimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, për ta çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin kulturor, ndonëse kulturat e dy vendeve kanë shumë të përbashkëta për shkak rrethanave historike. Ministri Gashi, ndër të tjera, theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës e Turqisë janë të mira dhe e falënderoi qeverinë e popullin turk për përkrahjen që kanë dhënë për Kosovën. Ndërkaq, nga ana e tij Ministri Kurtulmuş u shpreh se ndjehet i lumtur që Kosova e Turqia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës. “Kjo marrëveshje do t’i forcojë lidhjet mes dy shteteve. Kosova, populli i saj, kultura dhe historia e saj janë shumë të afërta me shtetin tonë. Përmes kësaj marrëveshjeje do të rrisim punën e përbashkët edhe mes institucioneve”, tha ministri turk i kulturës. Në takimin mes dy delegacioneve, u diskutuan edhe një varg çështjet tjera të interesit të përbashkët në fushën e kulturës, për shtimin e aktiviteteve konkrete, siç janë edhe javët e kulturës. Gjithashtu, Ministri Gashi kërkoi nga homologu turk që të angazhohet për të ndihmuar në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ku mori përkrahjen e plotë të për të koordinuar veprimet dhe për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë si dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …