Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka pritur në takim Këshillin Botëror Turk të Biznesit pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) me të cilët bisedoi për tregtinë mes dy shteteve.
Shala i ka ftuar investitorët turq që të investojnë në Kosovë duke ju thënë se janë partnerë të rëndësishëm.
Ai ka deklaruar se Kosova i ka lehtësuar proceset për investime. “Në raport me investitorët nga Turqia Kosova ka lehtësuar edhe më tutje procesin e investimeve të tyre duke nënshkruar marrëveshje kruciale e këto të cilat do të shërbejnë kryekëput për investitorët nga Turqia. Sot këtu dua të përmend para jush se Kosova dhe Turqia tashmë kanë ratifikuar marrëveshjen për tregti të lire, e cila do të hyjë ne fuqi nga data 1 shtator e cila do të lehtësojë në masë te madhe edhe investimet e dyanshme dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve tona”, ka thënë Shala.
Sipas tij, Kosova është e gatshme për investimet e tyre ndërkohë i ftoj ata të investojnë duke ju thënë se llogariten partnerë të rëndësishëm. Ndërsa Nail Olpak, kryetar i DEIK-DTIK, organizata ekonomike, ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë është shumë e rëndësishme. “Marrëveshja për tregti të lirë nuk do të mbetët vetëm në eksportimin dhe importimin e marrëveshjeve por do të jetë e rëndësishme për rritjen e investimeve të jashtme turke. Kjo të bëhet me anë të promovimeve të ndryshme”, u shpreh ai.