Kosova do të blejë 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje të armatimit nga Turqia

FSK-ja ka nënshkruar kontratën me Turqinë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje të armatimit

Kosova ka nënshkruar kontratën me Turqinë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje të armatimit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime zyrtare brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”, gjithashtu ka njoftuar se eksporti i parë i makinave turke të blinduara të tipit “Vuran”, të prodhuara në bashkëpunim me firmat e mbrojtjes në Turqi, do të arrijnë në Kosovë. Sipas burimeve brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë folur për Radion Evropa e Lirë, FSK-ja ka kontraktuar blerjen e katër automjeteve të tipit Vuran me tërheqje 4×4, ndërkaq që dhjetë të tjerat janë të së njëjtës kompani, por të tipit KIRPI, të pajisura me armatime.

“Të gjitha këto automjete të blinduara janë pajisje shumëfunksionale. Një pjesë e tyre pritet të arrijnë në Kosovë në fillim të vitit të ardhshëm”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë burimi nga FSK-ja. Sipas informacioneve që ka siguruar agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, Kosova do të jetë shteti i parë i huaj që do të përdorë këto automjete të blinduara me tërheqje të tipit 4×4. Në njoftimin e agjencisë Anadolu, thuhet se në fazën e parë, dy njësi të automjeteve të blinduara do të prodhohen dhe do të dërgohen në Kosovë.

Vuran prodhohen nga kompania komerciale turke për makina ushtarake, BMC Otomotiv në bashkëpunim me firmën më të madhe për pajisjet e mbrojtjes, Aselsan.

Këto automjete përdoren tash e një kohë nga forcat e sigurisë së Turqisë dhe ato kanë lëvizshmëri dhe qëndrueshmëri të lartë, si dhe mund të operojnë në kushte të rënda klimatike dhe terrene të vështira.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …