Analisti Daniel Serwer në një intervistë në RTK në emisionin, i cili udhëhiqet nga analisti, Janusz Bugajski ka folur edhe rreth themelimit të Gjykatës Speciale e cila sipas tij është një hap shumë i rëndë por i rëndësishëm për Kosovën. Sipas tij është e rëndë për një shtet që të sjellë drejtësinë te dera për ushtarët e vet që supozohet se kanë kryer krime lufte. Serwer tha se Gjykata Speciale nuk e delegjitimon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por përkundrazi siç tha ai fshehja e krimeve të supozuara e delegjitimon atë. Ai ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet në formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë pasi që sipas tij e ka fqinjin në derë që assesi të pajtohet. “Kur një fqinj imi nuk më njeh dhe nuk shkëmben ambasadorë, rreziku për sulm të mundshëm ndaj vendit është më i lartë. Çka do të ndodhë nëse Serbia futet me ushtrinë e saj në Kosovë, në veri për shembull”, ka thënë Serwer në RTK.
Kontrolloni gjithashtu
Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë nga Serbia në Kosovë po zgjasin me orë
Ashtu si zakonisht kur udhëtojnë për t’i kaluar pushimet në Kosovë, pritjet e mërgimtarëve tonë …