Kosova e Gjermania nënshkruajnë sot “Marrëveshjen Kornizë”, për bashkëpunimin teknik dhe financiar

Kosova e Gjermania nënshkruajnë sot “Marrëveshjen Kornizë”, për bashkëpunimin teknik dhe financiar

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë e përfaqësuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, do të nënshkruajnë “Marrëveshjen Kornizë”, marrëveshje kjo e cila rregullon bazën e bashkëpunimit teknik dhe financiar në mes të dy Qeverive. Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilën do të jepen detaje me të hollësishme te marrëveshjes. Gjermania ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës nëpërmjet programeve të ndryshme zhvillimore. Republika gjermane është një nga donatorët më të mëdhenjë në Republikën e Kosovës dhe mbështet Kosovën drejt një zhvillimi substancial si dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …