Kosova e nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit

Kosova e nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, gjatë një vizitë zyrtare në Bruksel ka nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian. Me këtë rast, Mustafa ka falënderuar komisionarin Dimitris Avramopoulos për mbështetjen e tij të vazhdueshme në proceset integruese të Kosovës dhe në forcimin e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit. Ai ka theksuar se Kosova si anëtare e Koalicionit Global kundër ISIS, por edhe duke u bazuar në obligimet nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, është treguar partnere e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Më tutje, Mustafa e ka njoftuar komisionarin Avramopoulos rreth zbatimit të programeve të deradikalizimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga zonat e konfliktit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …