Kosova edhe më tutje në Gjermani kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për virusin korona

Kosova edhe më tutje në Gjermani kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për virusin korona

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar të gjithë qytetarët se Kosova edhe më tutje në Gjermani është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë për Covid-19. Prandaj, para se mërgimtarët të udhëtojnë për në Kosovë duhet t’i dinë rregullat e vendosura nga qeveria gjermane. Udhëzime për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas: Detyrim për testim para udhëtimit (të sërishëm) hyrës nga Kosova për në Gjermani Kosova edhe më tej në Gjermani është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë për Covid-19. Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit vlen: DETYRIMI PËR TESTIM: Udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës kanë qëndruar në Kosovë, duhet që para hyrjes në Gjermani të paraqesin një rezultat negativ të testimit për COVID-19, i cili duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …