leoni

Përurohet segmenti i parë i autostradës Prishtinë – Shkup

Kosova është i vetmi vend në rajon, që i ka rritur shpenzimet kapitale duke u bazuar në remitenca

Në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të publikuar muajin e kaluar nga Banka Botërore, vërehet se Kosova është i vetmi vend në rajon,  që e ka rritur vlerën e shpenzimeve kapitale. Nga 5.3 për qind të Bruto Produktit Vendor sa ka qenë gjatë këtij viti, për vitin tjetër parashihet të rritet në 6.4 për qind. Bruto Produkti Vendor  për vitin 2020 në Kosovë ishte 6.77 miliardë euro. Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Kosovë është 3 mijë e 772 euro, kurse në vendet e Bashkimit Evropian është 34 mijë euro, që është dhjetë fish më i lartë. Shtetet tjera të rajonit nivelin e shpenzimeve kapitale e kanë zvogëluar deri në dy për qind të Bruto Produktit Vendor. Norma e rritjes ekonomike në Kosovë gjatë këtij viti, sipas Bankës Botërore, ka arritur në 7.1 për qind si rezultat i ardhjes së vizitorëve nga diaspora,  e remitencave të tyre dhe i rritjes së konsumit, rritjes së nivelit të kredive dhe rritjes së eksportit. Por, kjo normë e rritjes ekonomike vitin 2022 pritet të bie në 4 për qind. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …