Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka përgëzuar qytetarët e Kosovës të të gjitha komuniteteve për ushtrimin e qetë dhe paqësor të së drejtës së tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit lokal. Fushata zgjedhore, sipas saj, ka qenë konkurruese dhe pa incidente madhore. “Këto zgjedhje komunale kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë me një debat të vërtetë mes kandidatëve dhe partive politike që propozojnë politika alternative. Sot, më shumë se kurrë Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit dhe standardeve demokratike për rajonin”, ka thënë Viola von Cramon udhëheqë delegacionin e anëtarëve të Parlamentit Evropian. Ajo përmendi se në komunat e banuara më shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës ka pas presion nga Lista Serbe dhe aktivistët e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re
Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …