BE

Kosova finalizon marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA, por rrezikon përjashtimin nga CEFTA

Kryeministri, Albin Kurti, njoftoi për përfundimin e suksesshëm të kapitujve negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shtetet e EFTA-s (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra). Ai theksoi se ky hap përmbyll përpjekjet e nisura në mars të vitit 2022, kur gjatë vizitës së tij në Norvegji kishte paraqitur kërkesën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik me EFTA-n. Ndërkohë që Kosova avancon bashkëpunimin me EFTA-n, ajo përballet me rrezikun e përjashtimit nga CEFTA, organizatë që përfshin vendet e Evropës Juglindore për tregti të lirë. Gjermania ka sinjalizuar se CEFTA mund të vazhdojë pa Kosovën nëse ajo nuk heq një masë ndaj mallrave serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Kryeministri Kurti po tallet me procesin e dialogut, duke i gënjyer edhe ndërkombëtarët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë e tij …