Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhuruar Kosovës 55 automjete ushtarake. Pranimi i automjeteve të dhuruara nga Amerika u bë me një ceremoni të organizuar nga kryetarja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Kryeminstri, Albin Kurti në emër të qeverisë ka falenderuar SHBA-të për përpjekjen e vazhdueshme dhe të pakontekstueshme që i dhurojnë Kosovës. Kurti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i sheh si partnerin e pazëvendësueshëm strategjik të Kosovës. Sipas Kurtit, kjo forcë është duke u zhvilluar dhe ngritur fal kontributit aktiv të SHBA-ve me automjete të cilat konsiderohen si njëra nga fushat më të rëndësishme për Kosovën. Pas ceremonisë, Kurti dhe Osmani, i kanë parë nga afër automjetet e dhuruara nga Amerika.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …