Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Fehmi Mehmeti, ka folur për rendësin e remitencave për zhvillimin ekonomik në Kosovës. Sipas tij, diaspora e Kosovës gjatë vitit 2018, ka kontribuar me 1 miliard e 800 milionë euro gjatë vitit 2018. “Po flas me të dhënat e vitit 2018, 800 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që kanë hyrë në Kosovë, me një rritje vjetore prej 5.5 për qind. Një ndër faktorët kryesor për rritjen ekonomike janë remitancat”, tha Mehmeti për “Telegraf”. Përveç linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë realizuar nga bashkatdhetarët tonë që është rreth 1 miliard euro, që do të thotë janë 1 miliard e 800 milionë euro për vitin 2018”, tregoi ai. Shuma e remintencave është e njëjtë me buxhetin Buxheti i vendit të cilin e shfrytëzon oligarkia sunduese për qëllime të veta, për pasurimin e të pasurve me qëllim të zhvillimit sa më të mirë të kapitalizmit dhe diferencës sa më të thellë mes shumë të pasurve dhe shumë të varfërve.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …