Mbi 160 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës vlerësohet se ndodhen në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Një dokument i publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, bën të ditur se vetëm në Serbi gjenden 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, 35 sosh në Mal të Zi, 15 në Bosnjë, në Maqedoni, 7, në Kroaci 5 të tilla si dhe në Slloveni 1 pronë. Përveç kësaaj, edhe gjiganti metalurgjik ‘Trepça’, ka 17 asete të saj që ndodhen jashtë Kosovës. Zyrtarët e Agjencisë së Privatizimit nuk kanë sqaruar sesi do t’i kthehen Kosovës këto prona apo nëse kjo çështje do të shtrohet në bisedimet në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …