Gjatë periudhës kohore janar nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga Shqipëria mallra në vlerë mbi 302 milionë e 299 mijë euro. Shumica e mallrave janë pemë e perime. Gjatë kësaj periudhe kohore, vetëm vlera e specave dhe domateve arrin vlerën e 6 milion eurove, pra rreth 6 për qind. Top Chanel njofton më tutje se një masë të konsiderueshme të mallrave që importon Kosova nga Shqipëria është edhe materiali ndërtimor, vlera e të cilit arrin në dhjetëra milion euro. Po gjatë kësaj periudhe kohore, janar – nëntor, 62 milionë e 683 mijë e 320 euro është vlera e energjisë elektrike të importuar nga Shqipëria. Gjatë vitit 2024, importi nga Shqipëria është rritur dukshëm, duke hyrë në mesin e pesë vendeve nga ku Kosova importon më së shumti.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për deputet i AAK, Daut Haradinaj, bashkë me dy kandidatët për deputetë, vizituan kryetarin e OVL-UÇK dega në Shtime, Isak Musliu
Kandidati për deputet i AAK, Daut Haradinaj, bashkë me dy kandidatët për deputetë, Mensur Neziri …