leoni

Kosova ka potencial në sektorin e produkteve jodrusore

Kosova ka potencial të madh për kultivimin e produkteve pyjore jodrusore. E viteve të fundit, përmes mbështetjes së MBPZHR-së, ky sektor ka arritur të zhvillohet dhe fuqizohet edhe më shumë. Kështu është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi në konferencën për promovimin e mjedrës në Kosovë, e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Caritasi Zviceran, ku kanë marrë pjesë përfaqësues institucionesh, si dhe prodhues e përpunues të produkteve manore.

Zëvendësministri Januzi, ka thënë se zhvillimi i këtij sektorit të produkteve malore dhe jodrusore në Kosovë edhe sivjet do të gjejë mbështetjen e ministrisë përmes granteve investive dhe pagesave direkte, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë së këtyre produkteve.

“Ne do të punojmë shumë në hartimin dhe zbatimin e politikave të favorshme dhe krijimin e ambientit  favorizues për të berit  biznes në sektorin bujqësor për prodhimin, përpunimin dhe pasimin në treg të produkteve bujqësore dhe agroushqimore. Krahas mbështetjes financiare me grante dhe subvencione ne po punojmë edhe në ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe teknike për fermerë”, tha zëvendësministri Januzi.

Kosova vlerësohet se zonat malore i ka tejet të pasura me bimë jodrusore dhe fruta të malit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …