Kryeministri, Haradinaj në Samitin e Berlinit pati presione të shumta për pezullimin e taksës, thotë ministri, Pacolli

Kosova kërkon që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar me Serbinë, saktëson kryetari, Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një deklaratë për medie, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se Kosova do të kërkojë në Samitin e Berlinit që të vazhdohet dialogu i pakushtëzuar  me Serbinë.  Ai tha se në këtë takim nuk do të ketë dialog e as negociata mes Kosovës dhe Serbisë sikurse që është larg arritja e ndonjë marrëveshje, por para se gjithash, sipas tij, nuk do të ketë as dialog as negociata pa rolin e Amerikës, Kosova është e gatshme për dialog të pakushtëzuar. Sot është dita që kancerlarja Merkel ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovë, t’i bindë edhe pesë vendet e Bashkimit Evropian që ta njohin Kosovën. Taksa është e drejt e ligjshme dhe nëse Serbia do të vazhdojë me veprime agresive ne do t’i shtojmë masat dhe do të shkojmë në nivel të reciprocitetit”, tha ai. Thaçi thotë se roli i Shteteve të Bashkuara është i pazëvendësueshëm pasi që sipas tij Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për t’i lëvizur gjërat në Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …