Sot zhvillohen nëntë ndeshje të rrethit të parë kualifikues nga Zona e Evropës të vlefshme për Kampionatin Botëror që pas dy viteve organizohet në Rusi.
Kosova e cila ndodhet në grupin I, ndeshjen e parë zyrtare do ta zhvilloj në qytetin Turku kundër Finlandës nikoqire.
Në këtë grup takohen edhe Kroacia – Turqia dhe Ukraina – Islanda.
Shqipëria tashmë në stadiumin e rinovuar Loro Boriqi në Shkodër shpreson që ciklin eliminator ta nisë me fitore ndaj Maqedonisë fqinje. Spanja e pret Lihtenshtajnin derisa Italia në Haifa është mysafire e Izraelit.
Në grupin D takohen: Gjoergjia – Austria, Uellsi – Moldavia dhe Serbia – Rep. e Irlandës.
Përndryshe garat eliminatore kanë filluar të dielën dhe janë arritur këto rezultate:
Grupi C:
San Marino – Azerbajxhani 0:1 (0:1)
Republika Çeke – Irlanda e Veriut 0:0
Norvegjia – Gjermania 0:3 (0:2)
Grupi E:
Danimarka – Armenia 1:0 (1:0)
Kazakistani – Polonia 2:2 (0:2)
Rumania – Mali i Zi 1:1 (0:0)
Grupi F:
Lituania – Sllovenia 2:2 (2:0)
Sllovakia – Anglia 0:1 (0:0)
Malta – Skocia 1:5 (1:1)