Kosova kushtëzohet në procesin e anëtarësimit të Këshillin e Evropës me zbatimi i vendimit të Kushtetueses për pronën e pretenduar nga Manastiri i Deçanit. Po bëhen gati dy vite që Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Që nga ajo kohë janë mbajtur disa sesione të Asamblesë Parlamentare por që nuk është vendosur në shqyrtim aplikimi i Kosovës. Mirëpo prilli të jetë vendimtarë për të ardhmen e këtij aplikacioni të Kosovës. Burime brenda Qeverisë deklarojnë se njëra ndër kushtet kryesore për t’u marrë për bazë aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për pronat e pretenduara të Manastirit të Deçanit. Deri më tani si Komuna e Deçanit ashtu edhe Qeveria e Kosovës kanë refuzuar të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …