Kryetar partish e komunash të Kosovës Lindore, të Maqedonisë të Shqipërisë, kanë reaguar dhe po reagojnë kundër masave të ka ndërmarrë Qeveria Kurti lidhur me kufizimin arbitrar të lëvizjes së lirë të shqiptarëve jashtë Kosovës. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka kërkuar kryeministrit, Kurti, të heqë vendimin lidhur me masat shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë. Po sot qytetarët e Kukësit kanë mbajtur një protestë paqësore në pikën kufitare në Morinës. Protesta u mbajt me qëllim të heqjes së pengesës për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës, sikur ka marrë vendim të pamatur dhe diskriminues Qeveria e Kosovës. Edhe kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër pandemisë të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Këto masa po e vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të tri komunave shqiptare nëpër në territorin e Kosovës. Zëvendës-kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës e ka befasuar dhe nuk e kupton arsyen e një mase të tillë, pasi që gjendja me pandeminë është e njëjtë në të dyja vendet. Reagime të ashpra kundër këtij vendimi kanë shprehur edhe deputetë e kryetar partish brenda Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …