leoni

Kosova-Maqedonia arrijnë marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

Kosova-Maqedonia arrijnë marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan sot një marrëveshje, e cila synon hapjen e pikës së re kufitare në Stançiq, duke i kontribuar bashkëpunimit të mëtejshëm ndër-kufitar në mes dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi. Kjo është marrëveshje është vlerësuar si shumë e rëndësishme nga përfaqësuesit politik të të dyja vendeve, pasi që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Emanuel Demaj, tha se hapja e kësaj pike kufitare është e rëndësishme sidomos për banorët e Anamoravës, pasi do të kenë mundësinë e lëvizjes së lirë. Edhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi, tha se hapja e kësaj pike kufitare është e rëndësishme, pasi që do të shkurtojë rrugën për 20 deri 25 kilometra, dhe  shpreson që projekti do të përfundojë brenda një afati të shkurtër kohor.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …