Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka ftuar zyrtarisht krerët e diplomacisë së Kosovës që të marrin pjesë në një takim joformal të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet në Helsinki. Këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj ka thënë se kanë marrë ftesë zyrtare nga BE-ja. Në këtë takim është raportuar se do të diskutohet si të ecet përpara në bashkëpunim rajonal. Për këtë ftesë ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se Mogherini në fund të mandatit të saj po dëshiron të tregojë se bëri diçka për Kosovën, mirëpo sipas tij kjo nuk është e drejtë për Serbinë. Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se kjo ftesë është kundërshtuar nga Madridi zyrtar
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …