Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka deklaruar se shanset për të arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë përpara përfundimit të mandatit të presidentit Donald Trump në vitin 2021 janë të pakta. Ai thotë se nuk duhet nxituar për arritjen e një marrëveshje. Kosova, duhet të dijë si të largohet nga një marrëveshje e keqe, për të arritur një të mirë. “Çdo marrëveshje që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës natyrisht është marrëveshje e keqe. Një marrëveshje e mirë është ajo që lejon decentralizim të madh dhe vetëqeverisje në nivelin vendor për komunitetet serbe e shqiptare, nënvizon Server.
