Avokatët dhe njohësit e çështjeve juridike në vend, janë të mendimit se Kosova nuk është gati dhe nuk ka një draft të gatshëm që ta padisë shtetin serb për gjenocidin e kryer gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ata thonë se kërkohet përgatitje edhe nga ekspertë të së Drejtës Ndërkombëtare Penale. Ndonëse kanë kaluar mbi 22 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, avokatët thonë se ekziston rreziku që faktet për krime lufte të zhduken. Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, ka thënë se me një angazhim më të madh, faktet për krime lufte mund të prezantohen më lehtë. “Secili mund të bëjë një kërkesë-padi për gjenocid ndaj një shteti tjetër, por kjo do përgatitje adekuate dhe profesionale, sepse nuk është lehtë me bind Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për një shtet që ka kryer gjenocid, duke pasur parasysh praktikën e kësaj gjykate, rastet e mëhershme në lidhje me Bosnjën, Kroacinë, e kështu me radhë. Gjasat teorike ligjore janë, por mendoj se ende nuk jemi gati ne, nuk besoj që është mbledhur një ekip profesional për të bërë përmbledhjen e fakteve, analizën ligjore dhe përgatitjen e një padie për gjenocid ndaj Serbisë, ka saktësuar avokati Taulat Hodaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …