Kosova, paraprakisht duhet të përparojë në dialog, për t’u anëtarësuar më pas në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smith, shprehu dëshirën e Shteteve të Bashkuara që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, por theksoi se vendi, paraprakisht duhet të tregojë përparim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ajo bëri këto komente të mërkurën, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës për të investuar në këtë proces. Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare dhe atyre që nuk janë anëtare, dhe shërben si një rrugë për vendet që aspiron të anëtarësohen në NATO. Ambasadorja  Smith shprehu kënaqësi për interesin e madh të Kosovës për t’u bashkuar me këtë iniciativë, duke theksuar se miqtë tanë në Kosovë i kanë dëgjuar thirrjet tona të zëshme dhe të qarta. Vendimet për pranimin e vendeve në Partneritetin për Paqe merren me konsensus nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts e ka marrë në pyetje dëshmitarin e 16-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Geoffrey Roberts: Jemi të lumtur që ka ardhur fundi i çështjes së prokurorisë, presim rezultat pozitiv

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka shprehur kënaqësinë e tij në një intervistë për …