I nderuar z. ministër Sveçla, ne anëtarësia , simpatizantët kryesia e shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” më kënaqësi morëm lajmin për aplikimin e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.
Ne anëtarësia, aktivistes e me theks të veçantë kryesia jemi ata të cilët më së shumti e kem ndjerë maltretimet që në janë bërë në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë. Vendimi i qeverisë është i mirëpritur nga ne, por edhe nga shumica popullit të Sanxhakut, shqiptarë e boshnjakë.
Andaj kryesia e shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” në emër të anëtarësisë nga Kosova dhe Sanxhaku kërkojmë nga ju që premtimin që e keni dhënë në lidhje me “kompensimin e çfarëdo dëmi që ju bëhet bashkëkombësve tanë ,në Luginë të Preshevës”, të përfshijë edhe shqiptarët tjerë që jetojnë në Serbi, posaçërisht shqiptarët e Sanxhakut.
Jemi të sigurtë se kjo kërkesë e jona do ta shqyrtohet dhe do t’i përgjigjeni pozitivisht sepse janë pjekë kushtet që ta kthejmë vëmendjen kah shqiptarët e Sanxhakut, të cilët deri më tani kanë qenë të anashkaluar.
Me respekt në emër të kryesisë:
Kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”
Ismet Azizi