Kush mbanë përgjegjësi se Moratoriumi e gjen Kosovën pa 23 ambasadorë, nga 32 sa i ka vendi ynë

Kosova përballet me stagnim në diplomaci në 17-vjetorin e Pavarësisë

Kosova shënon 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, por e gjen veten në një gjendje të pa lakmueshme në rrafshin ndërkombëtar, pa ndonjë përparim të dukshëm në avancimin e subjektivitetit të saj gjatë pesë viteve të fundit. Sipas Gazetës Metro, ndonëse vendi ka arritur mbi 110 njohje ndërkombëtare, asnjë njohje e re nuk është arritur gjatë pesë viteve të fundit, periudhë gjatë së cilës udhëhoqën Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Hera e fundit kur Kosova mori një njohje të re ishte në shtator të vitit 2020, kur ish-kryeministri Avdullah Hoti siguruan njohjen e Izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Pas këtij momenti, pavarësisht përpjekjeve të Ministrisë së Jashtme për të avancuar marrëdhëniet me disa shtete, këto pretendime nuk u realizuan kurrë. Kur u pyet për mungesën e njohjeve gjatë një seance në parlament, kryeministri Albin Kurti theksoi se nuk kishte premtuar njohje për vitin 2021, kur fitoi më shumë se 50% të votave. Prej njohjes së fundit të Izraelit, Kosova nuk ka arritur përparim të dukshëm në këtë drejtim, duke mbetur pa njohje nga shtetet mosnjohëse të BE-së dhe NATO-s, dhe duke dështuar në përpjekjet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës në vitin 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …