Ministria e Drejtësisë është pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar. Kosova përfiton 210 milionë euro nga lëshimi i burgjeve me qira për Danimarkën. Ministria ka bërë të ditur se të dënuarit do të sillen nga Mbretëria e Danimarkës, nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. “Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sillen nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit, të cilët do të transferohen në këtë institucion, nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme”, thuhet në njoftim. Sipas kësaj ministrie, nga ky kompensim do të përfitojnë në masë të madhe edhe institucionet e drejtësisë, si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …