Kosova përfiton 600 milion euro në vit nga diaspora. Kjo shumë e jashtëzakonshme ka qenë temë bisede gjatë takimit në Austri të ministrit të Financave, Avdullah Hoti me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve me të cilët diskutoi për mundësitë e investimeve në Kosovë. Me këtë rast ai paraqiti instrumentin e ri financiar- Bono për Diasporën. Këtë vit, për herë të parë do të emetojmë letra me vlerë, dedikuar diasporës tonë. Këto letra me vlerë do të quhen Bono për Diasporën, dhe do të kenë afat maturimi prej 5 vitesh dhe me mundësinë që investimi të shitet nëse paraqitet nevoja. Ky instrument ka për qëllim të nxisë diasporën që të investoj në letra me vlerë të Qeverisë dhe të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të vendit. Për Kosovën, Bonot janë mundësi e mirë për zhvillim. Interesi që paguhet mbetet në duart e bashkatdhetarëve dhe gjithashtu krijon lidhje më të forta financiare me diasporën, tha në mes tjerash ministri, Avdullah Hoti. Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve shprehën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për të investuar në Kosovë, qoftë përmes bonove për diasporën apo edhe në forma të tjera të investimeve në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …