Bashkimi Evropian e ndihmon Norvegjinë për t`i dërguar mbi 180,000 doza të vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë

Kosova përfiton nga plani i amerikan për shpërndarjen e miliona dozave të vaksinës kundër virusit korona

Kosova gjendet në listën e shteteve që do të përfitojnë nga plani i Amerikës për shpërndarjen e miliona dozave të vaksinës kundër Covid-19. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për shpërndarjen e miliona dozave të vaksinës kundër Covid-19 në mbarë botën, duke e përmendur edhe Kosovën në listën e shteteve që do të përfitojnë nga ky plan. “Sot, Administrata Biden-Harris njofton për listën shpërndarëse për 55 nga 80 milionë dozat nga rezervat e Amerikës që Presidenti Biden është zotuar se do t’i ndajë deri në fund të qershorit në shërbim të përfundimit të pandemisë në nivel global”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. “Përafërsisht 14 milionë – ose 25 për qind e këtyre 55 milionë vaksinave – do të ndahen ne prioritetet rajonale dhe marrësit e tjerë”, thuhet në paragrafin ku, në mesin e shumë shteteve, përmendet edhe Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …