Sot në Prishtinë do të bëhen homazhe para përmendores dedikuar personave të zhdukur nga lufta

Kosova përkujton Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me 1600 qytetarë të Pagjetur

Kosova do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, duke kujtuar fatin tragjik të mbi 1600 qytetarëve, të cilët ende rezultojnë të zhdukur që prej përfundimit të luftës. Kushtrim Gara, përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, theksoi se mungesa e informacioneve të besueshme mbetet sfidë kyçe në këtë proces.  Për 25 vite, Kosova dhe shoqëria e saj kanë qëndruar përkrah familjarëve të personave të zhdukur, duke bërë thirrje për drejtësi dhe të vërtetën mbi fatin e të afërmve të tyre. Aktualisht, lista e personave të zhdukur përfshin 1595 emra, për të cilët nuk ka ende asnjë informacion të saktë për vendndodhjen e tyre. Gara gjithashtu bëri thirrje për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë, duke kërkuar që Beogradi zyrtar të bashkëpunojë dhe të dorëzojë të dhënat nga arkivat e saj, të cilat mund të përshpejtojnë zbardhjen e rasteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …