Kosova pjesë e projektit evropiane për Dekadën Rome

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Kujtim Shala, ka takuar një delegacion nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) i Komisionit Evropian të kryesuar nga Orhan Usein dhe Rada Krstanovic, me të cilët bisedoi rreth pozitës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, veçmas lidhur me avancimin e tyre në shoqërinë e Kosovës.

Në këtë takim u bisedua rreth lansimit të projektit të Bashkimit Evropian dhe Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Dekada e Romëve, projekt ky i cili do të fillojë me 9 qershor të këtij viti dhe ku për herë të parë Kosova bëhet pjesë e këtij projekti evropian.

Gjatë takimit zëvendëskryeministri Shala shpalosi të arriturat dhe punën e bërë të Komitetit Drejtues dhe Institucioneve të Kosovës në hartimin e draftit të ri të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian 2016-2020.

Po ashtu në këtë takim u bisedua për mundësitë dhe modalitet e bashkëfinancimit të aktiviteteve dhe programeve që ndërlidhen me planin e ri të veprimit për komitetin rom, ashkali dhe egjiptian në mes Institucioneve të Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtare, me përfshirjen sa më të gjithanshme edhe të shoqërisë civile në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …