Për të katërtin vit radhazi, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me Zyrën e Presidentes dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do ta festojnë Ditën e Tokës me një sërë ngjarjesh nga data 22 deri më 29 prill Kjo seri ngjarjesh do të fillojë të hënën, më 22 prill, në Kampusin e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, në ora 13:00 me zbulimin e instalacionit artistik “Muri apo Premtimi i Prirët”. Tema globale e Ditës së Tokës sivjet – është Plastika kundër Planetit, dhe instalacioni artistik i krijuar nga Driton Selmani, si pjesë e Projektit global të UNDP-së Premtimi për Klimën, është një paraqitje e fuqishme e kësaj sfide mjedisore. Pjesëmarrësit dhe mediat do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me autorin e instalacionit dhe nxënësit të cilët gjithashtu do të japin kontributin e tyre duke vizatuar në instalacion.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …