Prania e variantit të virusit “Delta” ka rritur në mënyrë rapide numrin e rasteve të reja dhe viktimave në të gjithë botën, por vendi më i prekur në tërë botën aktualisht është Kosova. Nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins rezulton se Kosova është vendi me vdekshmërinë më të lartë për 1 milion banorë, bazuar në shifrat e jetëve të humbura të kësaj jave. Nga data 20 deri më 26 gusht, në Kosovë kanë humbur jetën 85 persona si pasojë e koronavirusit. Për shkak të përhapjes rapide të epidemisë, qeveria e Kosovës vendosi të rikthejë kufizimet e lëvizjes dhe të shtyje hapjen e shkollave. Mësimi do nisë më 13 shtator, ndërsa nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit ka ore policore. Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafeteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura. Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë- kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshmia e vaksinimit, testi PCR i bërë në 72 orët e fundit, ose testi serologjik jo më i vjetër se 30 ditë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tani që situata u përkeqësua jemi të detyruar të marrim masa kufizuese që kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes së trendit të infektimit. Ky është rekordi i parë botëror i Qeverisë Kurti, rekordi i zi, që tregon papërgjegjshmëri të shkallës së lartë, e cila po shprehet me humbje jete të qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …