Por, të dhëna krejt ndryshe paraqesin profesorët e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës. Sipas një sondazhi që ka përgatitur ky Fakultet, thuhet se Kosova sivjet i plotëson nevojat e popullatës me prodhimit të grurit me vetëm rreth 50 për qind. Ymer Rusinovci profesor i këtij fakulteti, thotë se reshjet e fundit atmosferike kanë ndikuar në rendimentet e kulturave bujqësore. Ndryshe, për të rritur interesimin e fermerëve për mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë, Ministria e Bujqësisë ka disa vjet që subvencionon fermerët, të cilët kanë aplikuar dhe plotësuar kriteret e kërkuara.
Jusuf Cikaqi, nga Ministria e Bujqësisë, thotë se shuma e përgjithshme e subvencioneve për këtë vit është 25 milionë euro, kurse vetëm për kulturën e grurit 9.5 milionë euro. Pavarësisht kësaj, sipas shoqatës së bujqve, prodhuesit bujqësorë nuk kanë leverdi të kultivojnë kultura të grurit, për shkak të çmimit të ulët të grurit dhe sasisë së madhe të importit nga vendet e rajonit.