Kosova do të hap ambasadën e saj në Abu Dabi

Kosova do të hap ambasadën e saj në Abu Dabi

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi sot ka pritur një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe, të udhëhequr nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave të këtij vendi, Younis Al Khouri. Me këtë rast, ministri Selimi shprehu falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara kanë dhënë për Kosovën si dhe për lobimin e vazhdueshëm për shtimin e njohjeve të reja. Ai e njoftoi delegacionin e pranishëm edhe për nismën për hapjen e ambasadës së Kosovës në Abu Dabi. Ministri Selimi ka përshëndetur arritjen e marrëveshje si, për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve ashtu edhe për eliminimin e tatimeve të dyfishta, duke potencuar që marrëveshjet në fjalë do të krijojnë mundësitë më të mira për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve. Ndërkaq, Al Khouri premtoi shtim të investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Donald Trump mbrojtës i politikës së tarifave, por ulje e mbështetjes popullore në SHBA

Në një intervistë të fundit me TIME, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti politikën e …