Pas publikimit të raportit të Bankës Botërore, nga i cili mësohet se vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar në Kosovë, njohësit e fushës së ekonomisë kanë kërkuar nga Qeveria që të reflektoj më shumë për nivelin e lartë të papunësisë që mbretëron në vendin tonë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna konsideron se Qeveria duhet të krijojë stimuj konkret për të rinjtë që të fillojnë një biznes në vendin tonë. Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka theksuar se niveli kaq i lartë i papunësisë është çështje me të cilën duhet të merret me shumë seriozitet nga Qeveria.
