Kosova vend ku bazë e identitetit është sporti, paqja e diversiteti

Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva ka marrë pjesë në Forumin Rajonal të Paqes dhe Sportit, të mbajtur në ishullin Rodos të Greqisë, bashkë me nëntë Ministrave dhe Zëvendësministrat e rajonit dhe me gjerë, autoritete tjera të larta nga bota sportive si dhe Komiteti Olimpik i Greqisë. Zëvendësministrja Bakija-Deva paraqiti të arriturat e MKRS-së në fushën e sportit, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen sportistet tanë. Me temën “Rising Up Through Sport”, Forumi Rajonal mblodhi 350 vendimmarrës nga 50 vende, 50 folës të nivelit të lartë, dhe 10 kampion botërorë për paqe, për të demonstruar ndikimin pozitiv të sportit në shoqëri. Gjatë këtij forumi së bashku me pjesëmarrës të profileve të larta, me fituesit e Çmimit Nobel të Paqes, me organizatat ndërkombëtare, si dhe me OJQ-të, ndër tjera u bë identifikimi i sfidave rajonale duke ndërtuar sinergji për të maksimizuar aktivitetet e sportit për ndryshime pozitive.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …