Siç dihet, në fillim të vitit 2001, qeveria e Serbisë inicoi çështjen e ndryshimit të një pjese të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Ky hap taktik u ndërmor për të demonstruar ushtrimin e së drejtës mbi tërësinë territoriale të Kosovës nga e ashtuquajtura federatë e atëhershme jugosllave, përkatësisht nga Serbia. Pjesë e këtij skenari antishqiptar u bë edhe Shkupi zyrtar i Boris Trajkovskit tashmë të ndjerë, duke cenuar tërësinë e territorit të Kosovës me një marrëveshje të paligjshme ndërshtetërore, me të cilën Maqedonia përvetësoi rreth 2500 hektarë tokë të Kosovës.
Për habi, marrëveshja aneksioniste e koalicionit antishqiptar serbo-maqedon, një vit më pas u miratua nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me të cilin akt, edhe ky mekanizëm do të bëhet aktor pjesëmarrës i skenarit të hartuar në Beograd. Përkrahjen e një loje hegjemoniste, Këshilli i Sigurimit dhe misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, e dëshmuan hapur me faktin e zhvlerësimit të menjëhershëm të rezolutës me të cilën Kuvendi i Kosovës, pas një vonese të pafalshme dhe pas një hamendjeje qyqare, shpalli të papranueshme marrëveshjen rektifikuese serbo-maqedone për kufirin e Kosovës. Më pas palët nënshkruese bënë përpjekjet e vazhdueshme për të konkretizuar objektin e marrëveshjes, përkatësisht, për të realizuar shënimin e vijës së re kufitare në një pjesë të kufirit ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, duke lënë brenda territorit të kësaj të fundit pjesën e aneksuar të territorit të Kosovës. Këto, si dhe përpjekjet e KFOR-it për të hapur një vendkalim të ri kufitar në fshatin Debëllde, me qëllim që të formalizohej vija e re kufitare, u pamundësuan jo nga kundërshtimi i institucioneve të Kosovës, por nga vendosmëria e banorëve të Debëlldesë e të fshatrave përreth, të cilët u treguan të gatshëm të mbrojnë tokën dhe pronat e tyre, me çdo mjet.
Megjithatë, çështja e shënimit të vijës së kufirit me Maqedoninë, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis Beogradit e Shkupit, duke qenë problem i hapur, u aktualizua kohë pas kohe deri në ditët e sotme dhe sa më afër momentit kur pritet të vendoset për fatin politik të Kosovës, ajo po aktualizohet edhe më me forcë. Siç dihet, Qeveria e Serbisë vazhdon të këmbëngulë të jetë aktorja e përmbarimit të marrëveshjes së arritur me Qeverinë e Maqedonisë, për të dëshmuar se është ajo zot shtëpie në Kosovë, që mund t’ia falë a shesë kujt të dojë, cilëndo pjesë të territorit “të saj”, duke prejudikuar në këtë mënyrë pronësinë shtetërore mbi Kosovën, e bindur se përcaktimi, qoftë edhe i një pëllëmbe të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë ka domethënie thelbësore edhe në procesin e vendimit për statusin politik të Kosovës. Kjo është edhe arsyeja pse po insistohet kaq ethshëm që çështja e marrëveshjes dhe e kufirit të përfundojë para përcaktimit të këtij statusi.
Po me të njëjtin zjarr, pikëpamjen se vija kufitare e parashkruar me marrëveshjen e paligjshme të arritur me palën serbe, duhet gjithsesi të legjitimohet para se të përcaktohet statusi politik i Kosovës, po vazhdon ta mbrojë edhe Qeveria e Maqedonisë. Për të satën herë, këtë qëndrim e kanë shprehur edhe kohët e fundit dy autoritetet kryesore të kreut maqedonas, kryetari i shtetit Branko Cervenkovski dhe kryeministri, Vllado Buçkovski. Këto dy figura kryesore që përfaqësojnë shtetin e Maqedonisë, qesin në sipërfaqe faktin se ky shtet, për fat të keq, vazhdon të jetë servis dhe shërbëtor besnik i politikës serbomadhe kundër Kosovës. Duke qenë i vetëdijshëm se marrëveshja për kufirin është e paligjshme, aneksioniste dhe me prapavijë hegjemoniste, kreu i këtij shteti nxiton të realizojë marrëveshjen me palën nënshkruese, duke ia bërë asaj shërbimin e kontraktuar politik, kurse vetë duke përvetësuar territorin e aneksuar. Këto qëndrime ortodokse proserbe të kreut maqedonas, të zbuluara me një të gërvishtur të lehtë, përgënjeshtrojnë bindjen mbi demokratizimin e shtetit që drejton ai, duke dhënë provën e shovenizmit shtetëror kundër shqiptarëve.
Meqenëse nuk mund të nënkuptohej lidhja e një marrëveshjeje siç ishte ajo serbo-maqedonase për kufirin e Kosovës, pa lejen e fuqive të mëdha botërore, edhe këto të fundit, deri tash kanë shprehur qëndrimin, në akord me Beogradin dhe Shkupin, sa i përket rektifikimit të vijës kufitare Kosovë-Maqedoni. Sipas tyre, kjo vijë duhet shënuar në përputhje me marrëveshjen e palëve nënshkruese, para përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Këtë qëndrim ka rënë ta dëgjojmë jo një herë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe arsyet e tij nuk mund të komentohen ndryshe, përveçse si provë e legjitimimit të një politike të re aneksioniste kundër Kosovës, e cila ka si paravan Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.
Megjithëse sa për të thënë, Kuvendi i Kosovës e kishte thënë fjalën e vet lidhur me problemin që hapi marrëveshja kufitare serbo-maqedone, me një rezolutë jetëshkurtër, kryeqeveritarët e njëpasnjëshëm të Kosovës, kryepushtetarët e tjerë, kryepartiakët e deri te çaushët negociatorë, marrëveshjen kufitare e bënë objekt shqyrtimi me zyrtarët maqedonas. Ata sa herë që shkuan për darka, dreka e promovime të tjera te homologët e tyre në Shkup, por edhe në Prishtinë, kanë insistuar që kontesti kufitar i ngritur me marrëveshjen Beograd-Shkup të zgjidhet, jo në këtë relacion, por në relacionin Prishtinë-Shkup. Ata, po ashtu, kanë insistuar që ky kontest të zgjidhet pas përcaktimit të statusit politik të Kosovës, e jo para tij.
Duke insistuar që në shënimin e vijës së re kufitare me Maqedoninë, sipas një marrëveshjeje aneksioniste, aktore të jetë Prishtina zyrtare, autoritetet dritëshkurtra të Kosovës, me shprehinë që të flasin për Kosovën si për pronën e tyre private, në realitet legalizojnë marrëveshjen ekzistuese. Në anën tjetër, duke këmbëngulur që çështja e kufirit të zgjidhet pas statusit përfundimtar të Kosovës, e jo para tij, ata në realitet sërish e bëjnë faktike marrëveshjen aneksioniste Beograd-Shkup, kurse çështjen e kufirit e bëjnë të pranueshëm si kontest faktik, që kërkon zgjidhje! Qëndrimet e tilla janë në kundërshtim me rezolutën e shfuqizuar nga shefi i UNMIK-ut, të Kuvendit të Kosovës, e cila kishte hedhur poshtë marrëveshjen serbo-maqedonase dhe si rezultat, ato fuqizojnë këtë marrëveshje, pavarësisht prej faktit se kush do ta zbatojë dhe kur do ta zbatojë atë. Janë po këto qëndrime të deritashme të faktorit politik dhe të institucioneve të Kosovës, të cilat e shfuqizojnë deklaratën e shprehur qartë këto ditë, të zotëriut, kryeministrit Agim Çeku, sipas së cilës marrëveshja serbo-maqedonase për kufirin e Kosovës do të jetë e pavlefshme.
Duket qartë se autoritetet maqedonase po përpiqen ta imponojnë zbatimin e marrëveshjes, duke e ndërlidhur objektin e saj me stabilitetin, jo vetëm ndërmjet dy vendeve, Kosovës e Maqedonisë, por edhe në rajon. Këtë pikëpamje e shprehu ditë më parë kryeministri Buçkovski. Mirëpo, shtrohet pyetja, të cilën nuk e bënë kurrë zyrtarët e papërgjegjshëm të Kosovës: se me cilin fakt po e destabilizoka sigurinë në rajon, kufiri i deritashëm i Kosovës dhe me cilin fakt po e krijoka stabilitetin në rajon kufiri i paraparë me marrëveshjen rektifikuese? Kësaj pyetjeje duhet t’i japë përgjigje paraprakisht, secili që dëshiron dhe pretendon ndryshime kufijsh.
Është e qartë se shqiptarët në Kosovë, por edhe më gjerë, më pak se çdo kush tjetër në rajonin e Ballkanit, kanë arsye ta kundërshtojnë ndryshimin e kufirit me Maqedoninë, e sidomos me trevat e atjeshme të banuara me shumicë shqiptare. Kjo çështje edhe do të mund të ngrihej, apo do të duhej të ngrihej në ndonjë moment oportun. Mirëpo, atëherë nuk dihet në cilën anë, këtej, apo andej Debelldesë, do të mund të vendosej kufiri midis dy vendeve. Ky fakt do të duhej dhe duhet t’u bëhet me dije autoriteteve maqedonase, në mënyrë që ato ta heqin sa më parë nga koka fiksionin se vija e kufiri të shtetit të tyre duhet dhe mund vetëm të zgjatet, e jo edhe të shkurtohet. Në qoftë se këtë mesazh nuk e përçojnë ata që e kanë bërë shprehi të flasin për Kosovën, si për pronën e tyre private, e që e kanë bërë zeje përfituese copëzimin e Kosovës, tjetërsimin e pronave në dobi të manastireve serbe etj., atëherë do të dëgjohet zëri legjitim si ai i një fshatari të Debelldesë, i cili, problemin e kufirit dhe të pronave të tij të uzurpuara nga shteti maqedonas e shpjegoi me parandjenjë lufte. Kontesti kufitar ndërmjet Kosovës e Maqedonise, siç cilësohet nuk ekziston. Si i tillë ai është sajuar artificialisht me marrëveshjen ndërmjet palës serbe dhe maqedonase. Prandaj, zgjidhja e këtij kontesti parakupton, në rend të parë, kthimin nga shteti i Maqedonisë të 2500 hektarëve të uzurpuar të territorit të Kosovës. Ndërsa, rektifikimi i kufirit sipas marrëveshjes ekzistuese nuk duhet të bëhet as para statusit dhe as pas statusit të ardhshëm të Kosovës. Po ashtu, ky rektifikim nuk duhet të bëhet as nga Beogradi, por as nga Prishtina, apo UNMIK-u, duke refuzuar përfundimisht si të vlefshme dhe të zbatueshme marrëveshjen aneksioniste Beograd-Shkup. Nezir Myrtaj
Kujt i jep mësim, Ali Ahmeti?
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë takimeve që pati në Prishtinë me përfaqësuesit e institucioneve dhe liderët politikë të vendit tonë, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës, të ndjekin shembullin e shqiptarëve në ish-RJ të Maqedonisë, me qëllim për t’u integruar dhe për të bashkëpunuar me institucionet e vendit.
Ali Ahmeti, me një ftesë të tillë jo vetëm që ka treguar naivitet dhe shkurtpamësi politike, por si duket mundohet, beson, ose hiqet sikur beson se shqiptarët në ish-RJ të Maqedonisë paskan fituar shumë të drejta, të cilat duhet t i marrkan shembull serbët e Kosovës, me qëllim për të bashkëqeverisur Kosovën së bashku me shqiptarët. Ali Ahmeti ose nuk e di, ose hiqet sikur nuk e di se serbët në Kosovë kanë shumë më tepër të drejta sesa shqiptarët në ish RJ të Maqedonisë.
Serbët përdorin gjuhën e tyre në të gjitha institucionet e Kosovës dhe jo vetëm në institucionet arsimore. Serbët kanë krijuar tashmë enklavat e tyre, të cilat po i legjitimojnë përmes procesit të decentralizimit. Serbët kanë siguruar autonomi të plotë eksterritoriale për të gjitha kishat dhe faltoret e tyre në Kosovë. Të gjitha toponimet e Kosovës janë të shënuara edhe në gjuhën serbe, madje edhe atje ku nuk ka shkelur kurrë as këmba e një serbi. Serbët nuk i njohin as i pranojnë institucionet e Kosovës. Serbët në Kosovë vetëqeverisen nga Beogradi dhe marrin e dy e tri burime të ardhurash. Serbët mbajnë të okupuar pjesën veriore të Kosovës dhe disa komuna brenda territorit aktual të vendit tonë. Serbët në Kosovë, madje as sa për sy e faqe nuk do të pranonin ta nënshkruanin një marrëveshje si ajo Marrëveshja famëkeqe e Ohrit, e cila edhe si e tillë, e mjerë dhe gjysmake nuk është zbatuar deri tani.
Harron, ose nuk e di ky dështak i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, se liderët serbë kanë deklaruar sa e sa herë, madje edhe botërisht, se nuk duan të jetojnë me shqiptarët, atje ku ata janë shumicë, se nuk duan në asnjë mënyrë të jetojnë nën qeverisjen dhe dominimin e tyre. Dhe ata kanë arritur ta bëjnë këtë, meqë në mesin e tyre nuk gjenden politikanë të kalibrit të Ali Ahmetit dhe të tillëve, që hiqen pas tij.
Ali Ahmeti harron ose nuk e përfill edhe faktin se në Kosovë kanë jetuar dhe aktualisht jetojnë vetëm 6 apo 8 për qind popullatë autoktone “raje” serbe, ndërsa në shtetin artificial sllavomaqedon jetojnë rreth 30 për qind shqiptarë autokton, denbabaden, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të tërhiqen paralele të tilla krahasuese, krejtësisht të paqëndrueshme, antikombëtare dhe antihistorike. Përse bën kalkulime të tilla, Ali Ahmeti?
I njohur gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare si frenues i proceseve të mirëfillta çlirimtare, si një “Kalë i Trojës” i kësaj ushtrie, Ali Ahmeti, duke qenë në të gjitha aspektet i nënshtruar dhe i manipuluar, arriti të hiqet nga e ashtuquajtura listë e zezë e Bushit, arriti koalicion me sllavomaqedonët, nënshkroi një marrëveshje nënshtruese dhe poshtëruese për shqiptarët, në kohën kur qe fituar lufta kundër aparaturës shtypëse sllavomaqedone. Dhe nuk është për t’ u habitur përse ky, Ali Ahmeti, bën inkursione të tilla politike. Ai tashmë kërkon të degradojë të gjitha proceset çlirimtare madje edhe në Kosovë, sepse si duket ka hetuar se fryma e tij e sëmurë e politikave kolaboracioniste, është e pranishme edhe te disa politikanë tanë të njohur dhe të kalitur nëpër rravgime të tilla, aspak të lavdishme. Jo rastësisht, Ali Ahmeti shet mend dhe bën akrobacione të tilla politike. Jo rastësisht ai demonstron politikën e tij të dështuar si politikë pragmatiste, jo rastësisht ai bën krahasime të tilla krejtësisht të paqëndrueshme. Duke udhëhequr një politikë të tillë të një qind fytyrave ai ka arritur “favore të caktuara” por sa do të arrijë të mbahet në këto paterica, kjo do të shihet dhe do të vërtetohet në të ardhmen. A.Q.