Në asamblenë e përgjithshme të agjencive të lajmeve të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore që u mbajten në Selanik të Greqisë prej 8 deri më 11 shtator, Agjencia e Lajmeve KosovaPress u pranua anëtare me të drejta të plota. KosovaPress u bë anëtare e plotë pas një lobimi të fuqishëm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATA) dhe një mbështetje nga shumë agjenci të lajmeve, veçanërisht të Agjencisë së Lajmeve në Maqedoni (MIA), Kroate (HINA), Bonjës dhe Hercegovinës (FENA), dhe Agjencisë turke Anadollu Agency (AA), të cilat bënë të mundur triumfin e së drejtës legjitime mbi paragjykimet, që vazhdojnë ta shoqërojnë Kosovën në integrimin e saj në të gjitha strukturat ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …