leoni

KosovaPress

Kosovapressi shënon 25-vjetorin, pa përmendur me asnjë fjalë luftën e UÇK-së dhe asnjë nga reporterët e gazetarët e luftës

Në 25-vjetorin e themelimit, stafi i sotëm i Agjencisë së Lajmeve Kosvapress, ka publikuar një shkrim redaksional, në të cilin, as edhe për hir të 25-vjetorit, të fillimit nga puna  nuk ka përmendur me asnjë fjali, madje me asnjë fjalë, luftën e Ushtrisë Çlirimtare, themeluesin e kësaj agjencie  që ishte SHP i UÇK-së, përgjegjësin e kohës së luftës, Berat Luzha gazetarët e teknikët, Ismet Sopi, Isa Krasniqi, Besnik Berisha Qemal Aliu, Metë Bytyçi, Fadil Bajraktari.

Këta  gazetarë e luftëtarë të lirisë dhe aktiviteti i Agjencisë sidomos në 6 muajt e luftës, të paktën do të duhej të përmendeshin në një përvjetor Jubilar si ky i sotmi. Madje për hir të njerëzisë, atdhetarisë,  kolegialitet, gjakut të derdhur për çlirimin e vendit, në mesin e tyre edhe gazetarë të Radios dhe të Agjencisë në terren,  do të duhej të ishin falënderuar me këtë rast.

Por jo. Kosovapressit nuk i intereson e kaluara, rrënjët, historia por vetëm ko e sotmja kapitaliste me të cilën është ngritur  po në radhë të parë mbi kapitalin financiar të  Qeverisë së përkohshme të Kosovës, kur nga Fondi mori 175 mijë marka gjermane, ndërsa  Radio-Kosova e Lirë vetëm 25 mijë. Më vonë për disa vjet rresht  ishte barrë e PDK-së. Asnjë nga këtë fakte nuk i përmend Kosovapresi, madje as në çerek-shekullin, të cilin e shënon me shumë e shumë të arritura komerciale, ekonomike, lidhje mediale  me botën, e çka jo.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …