Duke qenë i sigurt nën ombrellën e Ramush Haradinajt kosovari, Halil Matoshi sulmon Isa Mustafën

Kosovari, Halil Matoshi futet nën ombrellën e Ramush Haradinajt, ndihet më i sigurt në këtë kohë rrëshqitjesh

Publicisti, kontravers, kosovari i vetëdeklaruar, Halil Matoshi, i cili në paraqitjet e tij kundër komandantëve të UÇK-së ishte ndër të parët, ashtu sikur edhe kundër prijatarëve të  Republikës së Kosovës të vitit 1981, ishte dhe është për demarkacionin e sidomos për Asociacionin, është kundërshtar me vulë kundër bashkimi të shqiptarëve dhe  tani iu ka bashkuar AAK-së. Ramush Haradinaj, ashtu sikur e do rasti e çasti e lavdëroi Matoshin se ka qenë nga protagonistët e parë proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi, që nga koha e bashkëpunimit me ish-presidentin Ibrahim Rugova në vitet e 90’ta. Matoshi ka deklaruar se ai u ka besuar dy njerëzve: presidentit Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinajt, i cili ka qenë kryeministri i parë i tij. Këta janë gazetarët e pavarur dhe “llum”  analistët e Kosovës që sapo rrahin gjoks e çirren në pavarësinë e tyre, e hanë “sapunin për samun” dhe iu turren komandantëve, “të korruptuar”. Kështu ka bërë kohë më parë alamet analisti i pavarur, Muharrem Nitaj,  pastaj analistja më e përkushtuar për luftë kundër “SHIK”ut, dhe kundër islamit, Arbana Xharra, i vetëquajturi analist, Driton Selmanaj. Kështu kishin bërë disa vjet më parë edhe gazetarucët e pavarur që kishin “rrëshqitur” në PDK : Berat Buzhala, Ilir Mirena, Petrit Selimi dhe tërë një shpurë gazetarësh të vetëquajtur “profesionistë”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …