BE-ja

BE: Kosovës i mbesin dy kritere të papërmbushura për liberalizimin e vizave

Bashkimi Evropian edhe një herë ka ripërsëritur se Kosovës i mbesin edhe dy kritere të papërmbushura për liberalizimin e vizave. Nga krerët shtetëror luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është lënë kriter nën hije, ndërsa zyrtarë të BE-së vazhdimisht kanë përmendur plotësim e këtij kushti. Madje kryeministri në detyrë Isa Mustafa gjatë Samitit të Trieshtës, tha se Kosova ka përmbushur 94 nga 95 kriteret e kërkuara duke përmendur vetëm përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi si kriter të paplotësuar. Por në Bruksel thonë ndryshe. Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini  thotë se Kosova duhet të vazhdojë të tregojë rezultatete në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit të nivelit të lartë. Ajo përmendi takimin e presidentit Hashim Thaçi me kreun e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker  ku u diskutua në lidhje me përmbushjen e këtij kriteri, duke porositur që punë në luftimin e krimitë të organizuar e korrupsionit duhet të vazhdojë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …