Kosta Keçmanoviq, 14-vjeçari që vrau tetë nxënës në një shkollë të Beogradit, është nipi i Nenad Keçmanoviqit

Kosta Keçmanoviq, 14-vjeçari që vrau tetë nxënës në një shkollë të Beogradit, është nipi i Nenad Keçmanoviqit

Pas krimit të rëndë që ndodhi ditë më parë në Beograd, ku 14 vjeçari Nenad Kecmanoviq  vrau 8 nxënës dhe rojtarin e shkollës,  po zbulohen detaje tronditëse nga jeta dhe familja e tij. Mediat në Bosnje dhe Hercegovinë kanë raportuar se Kosta Keçmanoviq, djali që bëri masakër në një shkollë të Beogradit, është nipi i Nenad Keçmanoviqit,  anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë luftës nga radhët e popullit serb, deri në korrik 1992, kur u largua nga politika. Duke dëshmuar në mbrojtje të Radovan Karaxhiqit, ai deklaroi para Tribunalit të Hagës se lufta në Bosnje u shkaktua nga mbivotimi i serbëve myslimano-kroat. Pas shënimit të 19 viteve nga gjenocidi i Srebrenicës, Keçmanoviq – si dëshmitar i mbrojtjes së Ratko Mlladiqit – kundërshtoi se kjo ka ndodhur ndonjëherë, në Srebrenicë, as në vende të tjera të pushtuara nga forcat serbe të gjeneralit, Ratko  Mlladiq, kriminelit të luftës i dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …