KOSTT: Energjizimi testues – linja interkonektive 400 kV NS Kosova B – NS Tirana 2…

 KOSTT sh.a njofton qytetarët që me datë 14 Dhjetor 2015 (E Hëne) do të bëhet energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV, që lidhë nënstacionet NS 400/220 kV Kosova B me NS Tirana 2, deri në kufi me Shqipërinë. 

Linja në fjalë shtrihet nga NS 400/220 kV Kosova B përgjatë zonave kadastrale:

Kastriot, ish-Obiliq nëpër fshatrat: Obiliq, Milloshevë dhe Plemetin.

Vushtrri nëpër fshatrat: Prelluzhë, Bivolak, Strofc dhe Zhilivodë

Drenas nëpër fshtrat: Gradice, Gllanaselle, Çikatovë e vjetër, Gllobar, Çikatovë e re, Domenek, Krajkovë, Llapushnik, Negroc dhe Arllat.

Malisheve nëpër fshatrat: Balincë, Vërmicë, Carallugë, Burim, Gurëbardhë, Lashkidrenoc, Dragobill dhe Shkaroshnik

Rahovec nëpër fshatrat: Zatriq, Pastasell, Polluzhë, Dobidollë dhe Qifllakë.

Gjakovë nëpër fshatrat: Doblibarë, Meqë, Bec, Kodroli, Zhdrellë, Janoshë, Pahibardhë, Novo Sel e Epërme, Dobrigj, Hereç, Sheremet, Batush, Nirokaz, Molliq dhe Brovinë.

Deçan nëpër fshatin Gramaçel si dhe përgjatë zonës kadastrale Junik deri në kufi me Shqipërinë.

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanime të kenë kujdes gjate lëvizjes në afërsi të linjës energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri deri në kufirin me Shqipërinë, pasi që në momentin e energjizimit testues mund të paraqiten fenomene që mund të paraqesin rrezik nga tensioni i lartë për qytetaret. Po ashtu njoftohen qytetarët për respektimin e kufizimeve brenda servitutit, konform ligjeve, në lidhje me ndërtimet, kultivimin e gjelbërimit të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …