Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

KOSTT-i bëri të ditur në Komisionin për Buxhet, se 113 milionë euro janë paguar për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nga raportimi i KOSTT-it në Komisionin për Buxhet,  bëhet e ditur se 113 milionë euro janë paguar për energjinë në veri për vitet 2021 dhe 2022. Sipas tij, këto mjete janë paguar nga buxheti i shtetit dhe nga dividenta e KOSTT-it për qeverinë. Sivjet, deri në shtator, borxhi është rreth 25 milionë. Anomalia qëndron edhe në faktin se në vitin 2021, pagesa u bë me vendim të Kuvendit. Ndërkaq, në vitin 2022 u anashkalua Kuvendi dhe pagesa u krye me vendime tjera. Avdullah  Hoti  ka theksuar se qeveritarët e sotëm nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër qeverive të kaluara kur ato detyroheshin të bënin pagesat për energjinë në veri. Tani paguajnë shumëfish më shumë dhe nuk i shihet fundi si do të mbyllet kjo çështje”, ka saktësuar Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …